Shkrimtari italian, Giampiero Mughini ka dhënë një koment mbi situatën e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi tek Inter si dhe per kontraten mes tyre.

 

Ai tha për Canale 5 se sulmuesi argjentinas varet shumë nga bashkëshortja e tij Wanda Nara që sipas tij ka një personalitet qe dhe ish-lideri famkeq i Gjermanisë, Adolf Hitler do ta kishte frikë nëse do ta takonte.

 

“Hitleri do të kishte frikë nga Wanda Nara, pasi ajo është një grua e vendosur dhe nuk është e lehtë të merresh me dikë që ka atë personalitet. Në familje është gjithmonë e vështirë, sidomos në një rast si ky”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *