E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Çudit Monaco, shkarkohet Henry, rikthehet “dashuria e vjetër”

Monaco është në një situatë të vështirë dhe këtë gjë e tregon edhe rotacioni I radhës në pankinë.

 

Vetëm dy-tre muaj pasi ishte emeruar në krye te pankinës, Thierry Henry është shkarkuar.

 

Reklamë

Vendimi i befasishëm është njoftuar vetëm me një deklaratë të shkurtër të klubit të principatës mbrëmjen e së enjtës.

 

Por vetëm pak orë më vonë, Monaco ka njoftuar një tjetër vendim surprise.

 

Në krye te klubit emerohetr Leonardo Jardim, ai që u largua pak muaj më parë nga stoli për ti lënë vendin Henry-s.

 

Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit Monaco ndodhet në situatë shumë të vështirë në Ligën e Parë, ku ndodhet në vendin e parafundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë