Vetëm dy ditë pasi u largua legjenda e Argjentinës Diego Maradona ka njoftuar se ai do të kthehet si menaxher i Gimnasia y Esgrima La Plata.

 

59-vjeçari bëri njoftimin për kthimin e tij në klubin argjentinas në mediat sociale. Ai tha se vendimi ishte arritur pas gjetjes së gjuhës së përbashkët me drejtuesit.

 

“Shpresoj që drejtuesit të sigurojnë përforcime që më premtuan,” shkroi Maradona.

 

Fituesi i Kupës së Botës në 1986, mori drejtimin e Gimnasia në fillim të shtatorit.

 

Skuadra e Gimnasia ndodhej në vend të 24, ndërkohë që pas 8 ndeshjesh nën drejtimin e Maradonës ka arritur të fitojë 3 sfida duke u renditur të 22-ët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *