E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Çudia/ Ekipi i Tiranës vendos të luajë në Ligën Greke

Pak njerëz në Shqipëri e njohin sportin e Rugby. Një sport ku lufta, forca dhe dëshira për të triumfuar nuk zbehen deri në minutën e fundit të lojës.

Ky është Dejv Dashi, 26 vjeçari qe pasionin për këtë sport ai e zbuloi që në moshën 17 vjeçare kur jetonte në Kanada.

 Sot ai është pjesë e ekipit të Tiranës prej 4 vitesh dhe në të njëjtën kohë dhe zv.kapiten i skuadrës.

Reklamë

DEJV DASHI    

LOJTAR I RUGBY

” Një lojtar rugby që të jetë aktiv duhet të paktën të ketë 3 ose 4 herë stervitje vetjake, flas per kalitje fizike, pra jashtë lojes ekpit. Kjo do të thotë që loja me top përbën vetëm  2 ose 3 ditë të javës dhe pjesa tjetër e stërvitjes është totalisht fizike.”

Për shkak të problemeve dhe mungesës së mbështetjes në Shqipëri, klubi i Tiranës ka konfirmuar se sezoni tjetër do të luajë në ligën greke.

DEJV DASHI

LOJTAR I RUGBY

”Klubi i rugby Tirana do të marrë pjesë në ligën greke të paktën për 4 deri 6 ndeshje nga sezoni i rregullt i tyre . Kjo do të thotë që do ketë tre ndeshje vajtje dhe 3 kthimi . Do luhet dhe në Shqipëri pra Tiranë,ndërsa në Greqi do të luajmë në Patras, Athinë dhe në Larisa . Këto janë 3 vendet ose ekipet që ne kemi piketuar në bashkëpunim dhe me ligën greke. ”

3 vite më parë Shqipëria krijoi dhe kombëtaren e saj, e cila ka përfaqësuar ngjyrat kuq e zi në evente ndërkombëtare.

DEJV DASHI

”Gjendja e Europës nuk lë shumë vend për të ogranizuar evente të tjera ndërkombëtare. 3 nga trajnerët tanë janë në Angli sepse punojmë fulltime në Rugby League. Ata janë përpjekur vazhdimisht dhe ka përpjkeje në fakt nga të gjitha anët qoftë në kontinentin e Europës, Austrilian qoftë në Amerikë  që të kërkojnë kombëtare dhe të realizojmë miqësore që të vijnë tek ne ose të shkojmë ne tek ata ”

Aktualisht, në vendin tonë janë dy klube Rugby, ”Tirana ” dhe ” Ilirët”  ndërsa pritet të krijohet edhe ekipi i Flamurtari te Vlorës.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë