E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Politikë

Çuçi: Protesta, kundër vetingut

Për ministrin Bledi Çuçi, opozita në të vërtetë nuk ka dalë në protestë për garantimin e zgjedhjeve të lira të 18 Qershorit, pasi nëse do të ishte kështu, do ishte pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai është i bindur se qëllimi është bllokimi i zbatimit të vettingut, element kyç për reformën në drejtësi.

 

Bledi Çuçi nuk pranon të flitet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, tezë e hedhur nga disa eksponentë të opozitës. Uljen në tavolinën e negociatave mes krerëve të partive kryesore politik, për të dalë nga ngërçi politik, ministri i qeverisë “Rama” nuk e sheh si opsion.

 

Reklamë

Opozita vijon të qëndrojë në shesh, në ditën e nëntë të protestës, me kërkesën e ngritjes së një qeverie teknike, e cila do të garantojë zgjedhje të lira. Ditët e fundit, kryetari Basha ka ashpërsuar thirrjet për radikalzim të aksionin opozitar, gjë e cila i ka kushtuar një padi nga ana policia, për nxitje të akteve të dhunshme dhe destabilitet.

 

Më shumë video

Reklamë