Kryeministri Edi Rama doli në një komunikim për mediat këtë të premte, i shoqëruar nga Sandër Lleshaj dhe pasuesi i tij në Ministrinë e Brendshme, Bledi Çuçi. Këtë dalje Edi Rama e bëri për të prezantuar Çuçin si ministrin e ri të Brendshëm.

 

Në fjalën që mbajti, kryeministri pranoi se qeveria është e gabueshme. Por sipas tij, qeveria socialiste ndryshon nga qeveritë e tjera sepse respekton dhe dëgjon zërin e protestuesve.

 

“Kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ku fëmijët janë mish për top për organizata ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është një sistem i përsosur, por më i keqi po të mos llogarisim sistemet e tjera. Qeveria, edhe më e mira në botë, nuk është dot e pagabueshme. As nuk i zgjidh dot të gjitha hallet e një vendi. Qeveria jonë është larg së qeni të pagabueshëm, por mund ta them me plot gojën që gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare ne nuk e kemi bërë asnjëherë. Unë jam krenar për faktin se në këto 7 vite e pak qeveria jo e vetëm e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve, por jo në pak raste ka reflektuar dhe ka ndryshuar qasje apo ndryshim lidhje me një çështje të caktuar, përballë arsyes së protestuesve. E drejta e protestës nuk mund të diskutohet, e drejta e protestuesve është gjithnjë në diskutim. Kjo qeveri nuk e ka diskutuar kurrë të drejtën e protestës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *