Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në Komisionin për Sigurinë ka njoftuar se është parashikur në buxhet për vitin e ardhshëm, rritja e pagave, me anë të shpërblimit për punonjësit e Policisë.

Çuçi deklaroi se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. Ai theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.

“Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi se llogaritja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të kilometrave.

“Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore”, sqaroi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *