Subscribe

Nga një kompleks blegtoral ne Fushë Krujë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bludi Çuçi beri me dije se po shihet mundësia për një skemë tjetër më specifike për të mbështetur ketë sektor.

 

“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë. Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë”

 

Çuçi përmendi edhe subvencionin prej 10 lekësh për çdo litër qumështi të shitur që qeveria u jep fermerëve.

 

“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu”.

 

Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa ministria e bujqësisë synon të stimulojmë ngritjen e fermave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *