Cska e Moskës është shpallur kampione e Rusisë pas një beteje te bukur me Rostov deri ne sekondën e fundit të kampionatit. Kryeqytetasit e kanë mbyllur me 65 pikë kampionatin, dy më shumë sesa surpriza Rostov. Në javën e 30 që përkon edhe me fundin e sezonit, Cska e Moskës fitoi 0 me 1 në transferte kundër Rubin Kazan,  ndërsa Rostov fitoi 0 me 2 në fushën e Terek Groznit, dy ndeshje të transmetua në platformën Tring. Duhet thëne që ndeshja në Kazan Arena ka qenë tejet e luftuar, kjo edhe për meritë të skuadrës vendase që tentoi t’i prishte festen CSKA-se së Moskës. Skuadra e Slutskit kaloi në avantazh në minutën e 19 me anë të Xhagoev, por  heroi i vërtete i Cska ishte portieri Akinfeev, i cili në fund të sfidës bëri dy superpritje ndaj Portniagin dhe Tkacun që i dhanë titullin Cska së Moskës pasi në rast barazimi, kampione do të ishte Rostov. Ky ishte titulli nr 13 ne histori për Cska dhe i 6 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Cska e Moskës shkon direkt në fazën e grupeve të Uefa Champions League, Rostov në fazën play off,  ndërsa Zeniti i vendit të trete mbetet jashtë. Skuadra e trajnerit Villas Boash pavarësisht se luante pa objektiva ne javën e fundit fitoi 0 me 3 ne fushën e Dinamos se Moskës, duke i shkaktuar këtij ekipi me emër te madh rënien nga kategoria, një drame e vërtete per ekipin kryeqytetas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *