Cska është kampione e europes ne basketboll per meshkuj. Ne finalen e Berlinit moskovitët munden Fenerbahce me rezultatin 101-96, duke fituar euroligen. Edhe pse turqit ishin super favoritet e kësaj finaleje, basketbolli konfirmoi edhe njëherë se nëse ka nje sport ku ndalohet te gëzosh përpara përfundimit është vetëm ai. Nje ndeshje e çmendur ne Berlin ku ruset arritën te kryesonin deri me 21 pike diference, dhe per nje moment ne gjysmën e pjesës se trete rrezikuan te humbisnin ndeshjen përballe nje Fenerbahce, e cila nuk dorëzohet deri ne fund. Dhe vetëm nje minute nga fundi protagoniste te ruseve Nando De Colo, basketbollisti me i mire ne ketë sfide me 22 pike dhe Teodosic. Per turqit nuk mjaftoi Bobi Dixon autor i 17 pikëve dhe Datome nje pike me pak. Nje titull per Cska qe e rikthen ne Rusi pas tete vjetësh euroligen, ndërkohe qe edhe njëherë Fenerbahce nuk ja arrin te rrëmbeje titullin historik ne Europe. Nje fitore e nxënësit Itudhis përballe mjeshtrit trajnerit Obradovic, humbja e nje kombi te tere qe basketbollin kane sportin e tyre me te dashur.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *