E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Cruz nis revanshin ndaj Trump

Ted Cruz ka arritur nje fitore te rëndësishme ne zgjedhjet paraprake ne Wiskonsin, duke ia vështirësuar gjerat multimiliarderit Donald Trump. Rruga e tij drejt kandidimit per Shtëpinë e Bardhe nuk do te jete e lehte, pasi rrezikon te marre numrin e mjaftueshëm te delegateve, 1237, per te siguruar kandidaturën e republikaneve ne konventën e tyre ne muajin korrik.Cruz ka fituar deri tani ne 9 shtete, Trump ne 19, ndërsa priten zgjedhjet ne 16 shtete te tjera.

Ted Cruz:

Sot është nje pike kthese per ne. Është një thirrje e popullit amerikan, e atyre qe punojnë fort. Ne jemi zgjidhja e vërtete. Sot Wiskonsin ndezi nje qiri qe do te na ndriçoje rrugën përpara. Ne po fitojmë, sepse kemi arritur të bashkojmë Partinë Republikane dhe kemi shprese per te ardhmen, për rihapjen e vendeve te punës.

Nëse Trup nuk grumbullon dot shifrën e nevojshme, kandidatin do ta zgjidhin drejtuesit e partisë dhe kjo do te favorizonte Cruz pasi Trump nuk e ka mbështetjen e udhëheqjes republikane. Pas fitores se Cruz kampi i Trump reagoi ashpër përmes nje deklarate, ku thuhej se Cruz është me keq se nje kukull, një kalë troje, qe po përdoret nga drejtuesit e partisë per t’i vjedhur kandidaturën. Ne garën e demokratëve, senatori i Vermontit, Bernie Sanders ka fituar përballe Hillary Clinton në Wiskonsin. Ai deklaroi se rezultatet pozitive do te vazhdojnë.

Reklamë

Bernie Sanders:

Ndryshimi i vërtete vjen gjithnjë nga poshtë-lart. Mbani nje sekret, mos i thoni Clinton se është pak nervoze dhe nuk dua te behet edhe me shume, por besoj se kemi mundësi te shkëlqyer te fitojmë edhe Nju Jorkun.

Ish-sekretarja e shtetit e falenderoi përmes nje mesazhi ne Twitter rivalin e saj. Nga 33 shtete ku janë zhvilluar votimet, Clinton ka fituar ne 18, Sanders ne 15, ndërsa janë edhe 19 shtete per te votuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë