E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Cristiano Ronaldo ndjek në “Instagram” këngëtaren shqiptare

Mes 476 personave që futbollisti Cristiano Ronaldo ndjek në “Instagram” është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

 

Reklamë

Mesa duket artisja shqiptare me famë botërore është një ndër më të preferuarat e yllit portugez, i cili nuk ka nguruar t’i bëjë “follow” në rrjetin social.

 

Pak ditë më parë, kujtojmë se gjesti i Cristiano Ronaldos tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kur pa dy shishe Coca-Cola në tavolinë, kapiteni i Portugalisë i hoqi ato menjëherë dhe i zëvendësoi me ujë.

 

 

Madje, iu drejtua gazetarëve me fjalët “Pini ujë!”, teksa mbante shishen e ujit në dorë.

 

Një veprim i tillë i ka kushtuar shtrenjtë kompanisë së Coca-Colas. Raportohet që aksionet e gjigandit të pijes të kenë rënë. Vlera e kompanisë ka rënë më katër miliardë dollarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë