E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 minuta më parë
Sport

Cristiano Ronaldo lëviz super-veturat e tij: Lamtumirë Juve?

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juventus është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Dhe jo vetëm rezultatet në fushën e “Bardhezinjve” e thonë këtë, por edhe një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re në Torino.

 

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gjatë natës Ronaldo ngarkoi shtatë super-veturat e tij në një kamion të “Rodo Cargo”, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë.

 

Reklamë

Kaq ka mjaftuar që të aludohet se “ndarja” e tij me Juven është afër. Tre vjet më parë, mbërritja në Torino e “xhevahireve” të Ronaldos në mes të natës vërtetoi uljen e tij në Itali. Dhe tani tifozët në mediat sociale po pyesin për lëvizjen e fundit.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë