E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Cristiano Ronaldo Jr debuton në futboll

Djali i Cristiano Ronaldo, Cristianinho ka firmosur  të luajë për skuadrën spanjolle Pozuelo CF, ndërkohë që fansat e Real Madrid shprehen të çuditur pse djali i vogël nuk përfaqëson skuadrën e babait të tij.

A mund të arrij Cristiano Ronaldo Jr nivelin e babait të tij? Sigurisht që është herët për të marrë një përgjigje të tillë, kur djali është vetëm 6 vjeç. Megjithatë djaloshi duket se ka nuhatje për gol, ku edhe ndihmoji skuadrën e tij, Pozuelo CF të fitojë me rezultatin 4-3. Në një javë ku, yjet si Leonel Messi, apo Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic, i kanë parë fëmijët e tyre të luajnë në skuadrat e tyre respektive.

Mbase, kjo është thjesht një lëvizje, për mos ta vendosur djalin e tij nën vëmendjen e madhe të mediave, dhe aspak një zënkë me Florentino Perez, si vet mediat kanë raportuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë