Ylli portugez barazoi rekordin e rivalit te tij te madh Leo Messi, i cili edhe ketë vit ashtu sikurse ne 2016-ën u rendit i dyti pas krahëve te bomberit te Realit te Madridit. Podiumi u kompletua me brazilianin Neymar ndërsa ne vendin e katërt te listës për Topin e Arte u rendit portieri veteran i Juventusit, Gigi Bufon.

 

Trofeu iu dorëzua Cristiano Ronaldos ne Kullën Eifel ne Paris ne një ceremoni te veçante te organizuar nga revista franceze “Franc futboll”, e cila ne dy vitet e fundit rikthehet ta japë e vetme këtë çmim prestigjioz pasi për 6 vite kishte bashkëpunuar me FIFA-n.

 

Cristiano Ronaldo mbyll kështu një vit fantastik ne planin personal ndërsa kjo arritje u kushtëzua me se shumti nga trofetë qe ai fitoi me Realin e Madridit, kampionatin spanjoll dhe Uefa Champions League, ku ne finale ishte frymëzues me golat e tij ndaj Juventusit. Portugezi po shkëlqen edhe ne edicionin e ri te Uefa Champions League ku ka shënuar 9 gola  deri tani dhe për me tepër ka vendosur një rekord te ri te realizimit në të 6 ndeshjet e fazës se grupeve.

 

Sezoni ne vazhdim do te shënoje një tjetër pike kulminante te betejës mes Ronaldos dhe Lionel Messit jo vetëm ne planin ekipor por edhe ne planin individual pasi ata kane te njëjtin numër trofesh te Topit te Arte, 5 secili.

 

Beteja vazhdon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *