Subscribe

 

Ndonëse për pak ditë afati i ligjit për faljen fiskale përfundon, interesi i qytetarëve për të çregjistruar automjetet e vjetra duket i vakët.

 

Nga 120 mijë makina që janë subjekt i ligjit të faljes së detyrimeve, vetëm 10 % e drejtuesve të tyre kanë shkuar në zyrat përkatëse për të kryer procedurat.

 

Ndërsa sa i përket kategorisë së faljes së kamatëvonesave dhe pagesës së detyrimit për 4 vitet e fundit, interesi ka qenë edhe më i ulët.

 

Në përfundim të muajit dhjetor mbyllet afati ligjor i faljes dhe në janar drejtoria e shërbimit dhe transportit rrugor do të fshijë nga regjistrat të gjitha ato mjete që nuk kanë kryer asnjë veprim deri në 2010.

 

Ndërsa kategoria e mjeteve që kanë detyrime për të paguar, do t’i kalojë policisë së qarkullimit rrugor për të proceduar me ndalimin e tyre në rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *