E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çpo ndodh në Gjeorgji? Tanke e helikopterë pranë Tbilisit

Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia, i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake afër Tbilisit.

 

Ushtrimet kanë filluar sot dhe zgjasin deri më 14 qershor, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë.

 

Reklamë

Kjo ministri tha se forcat nga tri vendet fqinje do të koordinohen dhe do të ndërmarrin operacione speciale, përfshirë ushtrime ushtarake tokësore dhe ajrore, – shkruan Europa e Lirë.

 

Kjo është hera e tretë që këto tri vende mbajnë ushtrime të përbashkëta, ndërsa stërvitja e parë ishte mbajtur në vitin 2009.

 

Dy ushtrimet e mëparshme janë mbajtur në Turrqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë