E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ç’po na dëgjojnë veshët!”/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Ka mllef dhe inat me Korçën e vlerave

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha se “Meta tallet me njerëzit duke shpërndarë dekorata pa vlerë”.

 

Reklamë

Blushi e cilëson Ramën një piktor të dështuar i cili sipas tij, ka mllef dhe inat me Korçën e vlerave.

 

“Ç’po na dëgjojnë veshët!
Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!
Fale o Zot”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se sot presidenti Meta ndodhej në Korcë ku zgjodhi te jepte dekorata për disa aktorë në Korçë, ndërsa nuk pranoi të fliste për 21 janarin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë