E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Cozman” pranon akuzën

Këngëtari Cozman, emri i vërtetë i të cilit është Ylber Abdullahu, ka pranuar në gjykatë akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa shprehu pendesë. Ndërkohë në seancën e kësaj të marte reperi kërkoi gjykim të shkurtuar. Më 15 mars Cozman do të njihet me vendimin që Gjykata e Tiranës do të japë ndaj tij. Këngëtari me origjinë nga Kosova u arrestua në korrik të 2015 pasi gjatë një kontrolli në makinë të policisë në Tiranë u zbulua një sasi prej 20 gramë hashash. Ai ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij, këngëtares tjetër Altuna Sejdiu dhe po ktheheshin nga nje koncert. Tuna u la e lirë pasi reperi pranoi se e kishte për përdorim vetjak lenden narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë