Ministria e Shëndetësisë kja raportuar ditën e sotme se një person ka ndërruar jetë në vend si pasojë e COVID 19.

 

Në bilancin e përditshëm raportohet se 1563 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 3353 testime të kryera rë total.

 

725 persona janë shëruar nga coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3353 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1563 qytetarë, në këto bashki:
739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.
Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tropoja 87 vjeç.
Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1563
Të shëruar në 24 orë 725
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3353

Testime totale 1,872,728
Raste pozitive 290,954
Raste të shëruara 280,374
Raste Aktive 7,063
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,468
Durrës 547
Fier 472
Vlorë 365
Berat 243
Elbasan 223
Shkodër 221
Gjirokastër 165
Lezhë 141
Korçë 102
Dibër 75
Kukës 41

Leave a Reply

Your email address will not be published.