Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

COVID19 dhe gripi, Manastirliu: Dyfishojmë kapacitetet spitalore, urgjencat kirurgjikale tek Trauma

15 Shtator 14:21

“Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jenë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital” .

 

Lajmi u dha nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës, e cila, veç rasteve të Traumës, ka përballuar edhe të gjithë urgjencat kirurgjikale, të spitalit universitar “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.

 

Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një flusk të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.

 

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me planin vjeshtë-dimër, kur pritet dhe sezoni i gripit dhe COVID19, sistemi shëndetësor po përgatitet me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën.

 

“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

 

Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se aktualisht janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
covid 19 Gripi Manastirliu Trauma

Nga e njëjta kategori

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së, kontrollet do të forcohen

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të forta, disa të lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.