Subscribe

Në seancën e sotme plenare, deputeti i PD, Tritan Shehu ka thirrur në interpelancë ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastisliu.

Menaxhimi i situatës së pandemisë në vend, ështe tema për të cilën ka pasur debate dhe replika të shumta në sallë. Ashtu si shumë herë të tjera, Shehu deklaroi sërish se qeveria ka fshehur vdekjet si pasojë e Covid.

Shehu bëri ministren përgjegjëse kryesore për këtë që ka ndodhur ndërsa theksoi se nuk janë deklaruar ata që kanë humbur jetën në shtëpi, si dhe të sëmurët që kanë ndërruar jetë në spitalet private.

“Shqipëria ka 16 mijë humbje jete deri në korrik të këtij viti, 50 mjekë të vjetër. Ua ka thënë FMN këto shifra zonja ministre që janë shumë larg. Janë fshehur vdekjet, ashtu sikurse janë fshehur edhe rastet e identifikimit. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në shtëpi dhe spitalet periferike. Nuk janë deklaruar rastet e humbura në spitalet private në vend që punonin në ilegalitet”, u shpreh Shehu.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I Ministres së Shëndetësisë, e cila i kërkoi Shehut që të ndalë dezinformimin që e ka nisur që prej 18 muajsh nga divani, ndërkohë që kolegët e tij luftonin nga fronti i luftës.

“Ju luftoni nga divani shtëpisë, kur kolegët tuaj përballeshin me pandeminë. Nëse jeni vërtet të shqetësuar për të sëmurë mos i gënjeni, mos i mashtroni sepse po i merrni më qafë njerëzit. Kujdes dhe shqetësimin lerjani kolegeve tuaj mjekë që e bëjnë punë nga fronti i luftës as nga divani dhe as nga facebook. Ju nuk pranoni ata të dhënat shkencore të OBSH dhe hiqni dorë nga dezinformimi sepse jeni dhe mjek mbi të gjitha. Tundi në ajër klasifikime botërore që janë shifra relative në kohë të ndryshme, por konteksti duhet të lexohet mirë. Kemi bërë maksimumin për të ruajtur shëndetin dhe kemi bërë maksimumin edhe për pandeminë e gënjeshtrave që ju hidhnit se nuk ka virus.”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *