E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

COVID i mori jetën/ Manastirliu: E trishtuar për ndarjen nga jeta të infermierit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të të infermierit Pëllumb Maletaj, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu shpreh trishtimin që i ka sjellë lajmi i largimit nga jeta të 63-vjeçarit, i cili ka ushtruar funksionin e infermierit në spitalin e Traumës në kryeqytet. Po ashtu, ai vunati edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta në moshën 63 vjeçare të, infermierit të palodhur e punëtor, që i dedikoi jetën këtij profesioni fisnik, duke shërbyer me përkushtim e profesionalizëm. Pëllumbi nuk ia doli dot në betejën e vështirë me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të pakursyera të stafit tonë mjekësor. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të dashur. U prehtë në paqe”, shkruan ministrja.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 6 qytetarë, ndërsa u zbuluan 135 raste të reja pozitive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë