Ish-zv.ministër i Turizmit, Genci Pasko është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me koronavirusin. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Largimi i parakohshëm I Paskos është një humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe shoqërinë shkruajnë kolegët e Universitetit ku Pasko punonte si profesor.

“Me keqardhje mësuam sot për ndarjen nga jeta para kohe, të kolegut, profesorit, një ndër aktivistët më të njohur shqiptarë, Genci Pasko. Genci Pasko është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe ka mbrojtur doktoraturën po në këtë fakultet, pranë Departamentit Marketing-Turizmit. Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv. Ministër i Turizmit. Pas një përvoje pune mbi 10 vjeçare në institucione të rëndësishme të administratës publike, duke filluar nga viti 2009, z. Pasko ka punuar në sektorin e shoqërisë civile. Largimi i parakohshëm i Genci Paskos është një humbje e madhe për familjen, shokët, kolegët, të afërmit dhe shoqërinë. U prehsh në paqe Genci”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *