Kronikë
COVID-19 “zhduket” nga Shqipëria

Vetëm pesë raste të reja dhe zero vdekje nga COVID-19.
Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri, përsa i takon luftës kundër pandemisë.
Reklamë
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se të infektuarit e rinj janë zbuluar në Lezhë, Tiranë, Berat e Malësi të Madhe, pasi u kryen 1.881 testime.
Numri i të shëruarve është 37, ndërsa të shtruarit në spitale janë 28. Nga këta, pesë janë në terapi intensive.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




