Shënohen 5 dhuruesit e parë të plazmës së gjakut në Korçë.

Një ditë më parë është marrë gjak prej dy dhuruesve të parë dhe ditën e sotme janë ofruar edhe tre persona të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë.

Specialistët e këtij institucioni kanë identifikuar tashmë 95 persona të cilët janë shëruar nga covid – 19, të cilët janë kontaktuar dhe intervistuar për të parë nëse plotësojnë kriteret si dhurues të mundshëm të plazmës konvaleshënte.

Nada Nasto, shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor parësor pranë Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë thotë se personat që mund të shërbejnë si dhurues të mundshëm duhet të kenë më shumë se 28 ditë të negativizuar, duhet të jenë të grupmoshës 18 – 65 vjeç, ndërsa femrat po të kësaj grupmoshë nuk duhet të kenë kaluar asnjëherë shtatzani ose abort.

Këto kritere e zvogëlojnë numrin e dhuruesve të mundshëm, pasi prej 95 personave të cilët deri më tani janë shëruar nga covid – 19, vetëm 23 persona deri më tani i plotësojnë kriteret për të shërbyer si dhurues të mundshëm:

 “Numri i dhuruesve të mundshëm të plazmës konvaleshente pritet të rritet edhe më tej gjatë ditëve në vijim në Korçë, pasi pritet që personat e negativizuar gjatë kësaj periudhe të plotësojnë 28 ditëshin dhe më pas do të kryhet intervista për të parë nëse do të jenë të përshtatshëm për dhurim”, shprehet Nasto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *