Subscribe

Në Kosovë janë rikthyer sërish rastet e të infektuarve me koronavirus pas rezultatit 0 të një dite më parë. Instituti kombëtar i shëndetit publik ka bërë të ditur se pas 138 testimeve, 3 prej tyre rezultuan pozitivë. Te infektuarit e rinj nga Mitrovica e Veriut, e kane çuar numrin e përgjithshëm në 135. Në Kosovë deri më tani është regjistruar një viktimë dhe 16 të shëruar.

 

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i mjekëve dhe infermierëve të prekur me koronavirus. Komuna e Kumanovës është vendosur në karantinë që nga pasditja e të premtess. Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 12 viktima dhe 430 të infektuar. Ndërkohë Serbia është vendosur në izolim të plotë këtë fundjavë, numri i të infektuarve i ka kalaur 1500 ndërsa 39 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

 

Në vendet e Ballkanit, Greqia ka bilancin më të rëndë pasi janë raportuar 63 të vdekur dhe më shumë se 1600 të infektuar. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë kryer rreh 23 mijë teste ndërsa në të gjithë vendin vijojnë të jenë në fuqi masat e distancimit social por këtë fundjavë policia ka raportua më shumë se 2 mijë raste të shkeljes së karantinës.

 

Ndërkohë në Mal të Zi 2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe rreth 200 të tjerë janë infektuar. Komisioni Europian ka premtuar 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në përgjigjen ndaj krizës, kryesisht për sigurimin e pajisjeve të nevojshme mjekësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *