Kronikë
COVID-19 “pushton” Drejtorinë e Policisë në Elbasan/ Drejtori futet në karantinë

Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në Drejtorinë e Policisë në Elbasan. Pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe shefi i policimit në komunitet.
Reklamë
Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar edhe një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët.
Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut.
Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




