E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 16 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë  ka bërë me dije se janë shënuar 16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1424 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 10 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.

 

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2285 vaksina kundër koronavirusit.

Reklamë

 

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 2 dhjetor në Kosovë janë administruar 1.619.802 doza të vaksinës. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 763.652 ndërkaq me një dozë, 856.150 persona.

.

Vazhdo të lexosh

Reklamë