Masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit kanë çuar në mbylljen e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka anuluar seancën e parashikuar nesër për shkak se Komiteti i Ekspertëve një ditë më parë vendosi të ndalojë mbledhjen e më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura.

Meqenëse ditën që ka Parlamenti në sallën e Kuvendit mblidhen me shumë se 100 deputetë, kryeparlamentari Ruçi i ka kërkuar mendim Komitetit të Ekspertëve se si duhet vepruar me seancat plenare.

Prej muajit mars, kur Shqipëria u prek nga pandemia e koronavirusit, Parlamenti ndryshoi mënyrën e punës duke i zhvilluar mbledhjet e komisioneve online, por në seancat plenare deputetët mblidheshin fizikisht duke mbajtur maska e duke respektuar distancën prej 2 metrash nga njëri-tjetri.

E vetmja rrugë që Parlamenti të rinisë punën është që Komiteti i Ekspertëve të përjashtojë seancat nga kufizimet për shkak të pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *