E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

COVID-19 i mori jetën kirurges/ Ademi: Iu shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit

Koronavirusi i mori jetën të premten kirurges së njohur shkodrane Zyliha Kraja, bashkëshortja e shkrimtarit dhe dramaturgut, Fadil Kraja.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi shkruan se doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në fund të jetës, pavarësisht se ishte shume vite në pension.

Ademi thekson mes të tjerash se ajo ishte përfaqësuese e mjekëve shkodranë që në kushte të vështira shëruan pacientët e tyre.

“Lamtumirë doktoreshë Zyli! I është dhënë lamtumira e fundit Doktoreshë Zylit, kirurges me zemër të madhe dhe përkushtim të rrallë. Përfaqësuese e brezit të artë të mjekëve shkodranë, që në kushte aspak të lehta, shëruan pacientët e tyre pikë së pari me humanizmin e tyre dhe më pas me profesionalizimin e përkushtimin e spikatur. Doktoreshë Zyli i shërbeu pacientëve deri në ditët e fundit të jetës, edhe pse kishte shumë vite që kishte mbushur moshën e pensionit. Një humbje e madhe për bashkëshortin e saj, dramaturgun e përmasave ndërkombëtare Fadil Kraja, familjen e saj, kolegët, miqtë, Shkodrën dhe të gjithë ata, që falë Doktoreshë Zylit dhe punës së saj, janë sot shendetplotë. Pushofsh në paqe Doktoreshë Zyli! Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Ademi.

Vazhdo të lexosh