Shefja e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino tregon mes dhimbjesh se kolegu i saj, mjeku epidemiolog Vilson Topulli, ka ndërruar jetë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bino bën me dije se Topulli është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19.

Bino e cilëson të ndjerin si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.

Reagimi i Silva Binos

“Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik.

Nje njeri i palodhur.  Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP.

Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme.

Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore.

Ne nje nga  shenimet qe shkruante gjeta:  Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale.

Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit.

Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot.

Te qofte i lehte dheu kolegu  jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *