Gjashtë seanca të planifikuara për ditën e sotme janë pezulluar në gjykatën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, per shkak te koronavirusit.

Nje prej gjyqtareve u konfirmua pozitiv me covid 19 e po ashtu dy gjyqtarë të tjerë që kishin kontakte me te infektuarin, janë vetë-karantinuar.

Ndërkohë edhe në gjykatën e Apelit ne Tirane u regjistruan raste te konfirmuara me koronavirus. Për këtë arsye gjykata njoftoi se do të punojë me orare të reduktuara dhe do të zhvillohen vetëm seancat emergjente.

Një punonjës i Gjykatës së Lartë gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ndërsa në gjendje pezullimi janë edhe gjykata e shkallës së parë ne Kavajë si dhe gjykata e Apelit e Durresit qe eshte zhvendosur qe nga koha e termetit ne Kavaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *