E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

COVID-19/ Belgjika po përballet me një “cunami” infektimesh të reja

Belgjika së shpejti mund të mbingarkohet nga rastet e reja me koronavirus, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke. Ai tha se rritja e të infektuarve ishin afër një “cunami”, ku autoritetet “nuk kontrollojnë më atë që po ndodh”.

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID, masat e reja pritet të hyjnë në fuqi të hënën. Të gjithë baret dhe restorantet do të mbyllen për katër javë.

Reklamë

Belgjika ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë të koronavirusit në Evropë, në fillim të këtij viti. Në total, ajo ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga Covid për 100,000 njerëz në mbarë botën.

Numrat e infeksioneve po rriten në të gjithë Evropën, duke shkaktuar kufizime të reja në të gjithë kontinentin.

Italia njoftoi një mori masash të dielën, pasi regjistroi shifrën e saj më të lartë ditore të të prekurve, ndërsa 9 qytete të mëdha franceze janë vendosur nën shtetrrethim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë