E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Costa: Heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është e kushtëzuar

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit, duke shprehur shpresën se ngjarjet e fundit nuk përfaqësojnë prirje të re destabilizuese.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të kaluar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dëshiroj që sa më shpejt të arrihet shtensionimi dhe të mund të ecim përpara drejt heqjes së këtyre masave”, u shpreh Costa të mërkurën në konferencë për media me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Reklamë

Ai theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe me përkushtimin ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionuar situatën dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë