Sevilja është finalistja e pare e kupës se mbretit, nje ekskluzivitet i platformës Tring. Ne Ramon Sanchez Pizuan, andaluzet fituan ne ndeshjen e kthimit gjysmëfinale 2-0 ndaj surprizës Leganes pas takimit te pare qe kishte përfunduar ne shifrat e barabarta 1-1 duke arritur finalen e 9-te ne historinë e tyre. Edhe pse tentativa e pare u takoi miqve me Ambrabat, ishin te zotet e shtëpisë qe ne minutën e 15 gjeten rrjetën. Pas nje këmbëngulje te Luis Muriel nga e djathta, kolumbiani Kali Siovas dhe Diego Rico duke pasuar te Hoakin Korea me ketë te fundit qe kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Leganes u mundua te kundërpërgjigjej me Rico dhe Buvo ndërsa 3 minuta nga fundi i pjesës se pare ishte përsëri Sevilja qe mund te kishte thelluar rezultatin nese gjuajtja e Ever Banega nuk do te ishte larguar ne limit nga Tito apo Eskudero do te kishte me shume fat ne tentative me koke. Pjesa e dyte filloi me këmbënguljen e te ashtuquajturve legjionarëve, por si Buvo ashtu dhe Perez nuk arritën te shfaqeshin rrezikshëm drejt portës kundërshtare. Pak nga pak andaluzet filluan te merrnin terren duke administruar rezultatin ndërkohe qe Leganes kerkoi te surprizonte me kundërsulme. Gjithsesi atëherë kur duhej edhe nje minute nga përfundimi, Franko Vaskes mbylli gjithçka ne favor te skuadrës se tij. Ne nje kundërsulm te shpejte Italo argjentinasi pas nje pasimi te Ramirez goditi fort me te majtën duke mposhtur portierin kundërshtar. Skuadra e Vincenzo Monteles ne finale per trofeun e 6 ne histori. Rivali i saj pritet te zgjidhet sot nga Mestaja ku Valencia kërkon te përmbyse shifrat ndaj mbajtësve ne fuqi te Copa Del Rey Barcelonës, nje sfide qe do te transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne platformën Tring ne orën 21:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *