Antonio Conte do të prezantohet të martën paradite si trajneri I ri I Real Madrid.

Tekniku I njohur Italian është zgjedhja e presidentit Perez për të zvënëdësuar Julen Lopeteguin I cili si pasojë e rezultateve të dobëta.

Pritet që Conte të firmosë një kontrate 3 vjecare përpara se të zbresë zyrtarisht në stërvitje si trajner i Los Blancos. Por mbërritja e tij në klub duket se jo të gjithë do ti bëjë kaq shumë entuziaste. Kapiteni dhe lideri i skuadrës Sergio Ramos u shpreh për mediat se respekti fitohet dhe nuk imponohet. Një fraze e cuditshme si për të treguar se kush komandon në Madrid, por që realisht në këtë atmosfere që ka aktualisht reali nuk duket se është thënë në momentin e duhur, pavarësisht se pak më vonë vetë Ramos u përpoq ta rregullonte gjuhen. “Kemi fituar gjithcka të mundshme me trajneret që ju i njihni vetëm në sajë të administrimit të mirë të grupit brenda dhomave të zhveshjes dhe kjo gjë ka qënë më e rëndësishme sesa njohurite teknike te trajnereve. E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë, pohoi Ramos, është të jemi të gjithë bashkë, të vuajmë bashkë dhe vetëm këshëtu mund tia dalim.

Gjasat janë që Conte të drejtoje për herë të parë në një ndeshje zyrtare Realin në 3 nentor në një duel ndaj Valladalid me president Ronaldo Fenomenin.

Ai vjen pas eksperiencës tek Chelsea ku që në sezonin 3e parë fitoi titullin kampion. Ringritja e Realit nuk është e lehte përsa kohe skuadra po vuan shumë edhe largimin e Ronaldos aq më teper që në kampionat së fundmi u mund 5 me 1 në El Clasico nga Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *