Gazzetta Dello Sport ka dhënë ditën e sotme një lajm bomb në lidhje me të ardhmen e Antoni Conte. Arsyeja më e fortë për këtë vendim janë rezultatet e fundit ndaj Bologna dhe Verona , që duket se e shtyjnë teknikun italian të marrë këtë hap. Me vetëm një sezon Conte paralajmëron largimin e papritur nga Inter.


51 – vjecari ka disa kërkesa në lidhje me merkaton e sezonit të ardhshem dhe pritet që të plotësohen nga presidenti Zhang pasi ai shpreson në vazhdimësin e projektit të Antonio Conte.


Mediat menjëherë kanë hulumtuar për një emër alternativ të Conte dhe në skenë ka dalë trajneri Massimiliano Allegri. Për momentin ai është një trajner pa skuadër dhe në pritje për një projekt serioz të ndonjë ekipi. Presim të shohim se si do të shkojë ky sezon për të vendosur dhe të ardhmen për stolin e zikaltërve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *