Shefi i qeverisë italiane Xhuzepe Konte ka dëshmuar për rreth 3 orë para prokurorisë italiane, lidhur me mënyrën e përballimit të krizës që shkaktoi pandemia.

Marrja në pyetje u kryesua nga Prokurori i Bergamos në rezidencën e kryeminitrit Conte. Pas tij, pritet të dëshmojnë edhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese.

Mediat italiane shkruajnë se drejtësia po përpiqet të qartësojë nëse ka pasur apo jo keqmenaxhim nga qeveria e Contes të situatës së shkaktuar nga virusi kryesisht në komunat e Nembros dhe Alzano Lombardos ne rajonin e Lombardisë.

Pak para marrjes në pyetje kryeministri italian tha se besonte se mënyra e tij e veprimit ishte e saktë.


GIUSEPPE CONTE
KRYEMINISTER I ITALISE

“Unë i kam bazuar te gjitha veprimet e mia në fakte dhe ndërgjegje dhe për këtë jam absolutisht i qetë. I mirëpres hetimet për këtë ccështje sepse qytetarët kanë të drejtë të pyesin, dhe ne e kemi për detyrë të përgjigjemi.”

Në rajonin e Lombardisë, ku në muajin mars u raportua për shifrën më të lartë të viktimave e që detyruan automjetet e ushtrisë të transportonin arkivolet e viktimave, ka dyshime të mëdha për vonesën e përcaktimit të zonave të kuqe.

Madje të afërmit e viktimave kanë ngritur rreth 50 padi kundër personave të panjohur, sepse dyshojnë për gabime administrative. Ata besojnë se do të kishte më pak viktima nëse qeveria do të kishte reaguar më herët.

Italia është një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia. Sot vendi regjistron 236 mijë të intektuar dhe mbi 34 mijë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *