E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Conte në Milano për të firmosur me Inter, kthehet edhe Oriali

Inter rinis gjithcka nga Antonio Conte.

Ish trajneri i përfaqësues italiane, Juventusit dhe Chelsea ka mbërritur në Milano dhe deri të premten do të mbyllë të gjitha detajet me klubin zikaltër.

Ai do të firmosë kontratë trevjecare ndërsa do të ketë në staf edhe vëllain e tij Gianluca dhe 4 pjestarë të tjerë që janë zgjedhja e tij.

Por ndërkohe vec Contes e reja më e madhe duket se do të ketë kthimi në pozicion drejtues i Lele Orialit, interist I vjetër I cili aktualisht është menaxher tek kombëtarja italiane.

Reklamë

Oriali është mik I Contes dhe kjo është arsyeja kryesore e rikthimit të mundshëm tek ziklatrit.

Conte do te nise tashme edhe projektin per merkaton ku do te kete goxha afrime dhe largime duke nisur qe nga Icardi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë