E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Conte kthehet tek Juventus, Allegri drejt PSG

Stoli i Juventusit mesa duket do të jetë objekt i një lëvizje befasuese. Antonio Conte është shumë afër rikthimit si trajner i bardhezinjve.

 

Pavel Nedved ka bindur presidentin Agnelli që Conte të jetë trajneri i ri i kampioneve të Italisë pasi ishte larguar me polemika në 2014.

 

Pritet që ai të fitojë 8 mln euro në sezon, 2 milion më pak nga oferta e Interit. Ndërkohë Allegri pritet të marrë drejtimin e PSG ku do të fitojë dyfishin e asaj që merr tek bardhezinjte plot 15 milion euro në vit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë