Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte tha se Italia mund të ketë në dispozicion dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në fillim të dhjetorit. Sipas tij, diçka e tillë do të jetë e mundur nëse puna për përgatitjen e vaksinës nga Astra Zeneca vazhdon pa problem.

 

“Për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat”, tha Conte.

 

Pavarësisht garës mes shumë kompanive, ende nuk ka një vaksinë kundër koronavirusit. Me rastet që janë shtuar shumë ditët e fundit, shpresat janë tek krijimi i vaksinës sa më shpejt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *