E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Sport

Conference League/ Laçi bën historinë, kualifikohet në raundin e tretë

Historike! Pas fitores 1 me 0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, ekipi i Laçit ka arritur të marrë një barazim pa gola në Rumani, përballë Craiovas.

Në këtë mënyrë, ekipi kurbinas kualifikohet për në raundin e tretë të “Conference League”.

Tashmë kurbinasit do të përballen në turin e radhës me belgët e Anderlecht.

Presidenti Ilir Meta ka uruar ekipin e Laçit, duke e cilësuar një ekip me karakter.

Reklamë

“Super Laçi! Urime këtij ekipi fantastik dhe me karakter”, shkruan kreu i shtetit.

Ndërkohë, Vllaznia dhe Partizani u kanë dhënë lamtumirën Conference League, duke u mundur edhe në ndeshjet e kthimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë