E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Comey do dëshmojë në Kongres

Ish-drejtori i FBI James Comey do të dëshmojë javën e ardhshme në Kongres, por zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë ende nuk e dinë nëse presidenti Trump do të tentojë ta bllokojë atë. Ndërsa pritet me interes ajo çka ai do të tregojë, zëdhënësi Sean Spicer u tha gazetarëve se nuk ka informacione për këtë çështje.

 

Comey ishte duke drejtuar një hetim të FBI për akuzat mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe ndërhyrjen e mundshme të fushatës së Trump, kur u shkarkua nga presidenti muajin e kaluar. Ai do të dalë të ënjten përpara një Komisioni të Inteligjencës së Senatit dhe kjo dëshmi mund t’i sjellë probleme presidentit Trump. Ai mund të pyetet për bisedat në të cilat presidenti sipas raportimeve në media i ka bërë presion të ndalë hetimin mbi ish-këshilltarin e tij të sigurisë, Michael Flynn, për lidhjet e tij me Rusinë.

 

Ndaj Trump ka patur akuza se ai është përpjekur të pengojë hetimin e FBI duke shkarkuar Comey. Sipas ekspertëve ligjorë, çdo përpjekje e Trump për të penguar Comey, që tashmë është qytetar i thjeshtë të dëshmojë, mund të përfundojë në gjykatë. Shërbimet sekrete amerikane kanë arritur në përfundimin se qeveria ruse u përpoq të ndikojë zgjedhjet në favor të Trump, ndonëse Rusia e ka mohuar një gjë të tillë. Presidenti rus Putin nga ana tjetër është shprehur se hakera patriotë rusë mund të kenë ndërhyrë në zgjedhje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë