Subscribe

Kosovën gjendet para sfidave të mëdha për vitin 2021. Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD, shprehet se vetëm nëse qeveria e re në Kosovë është solide, do jetë negociatore e mirë me Serbinë.

“Në rast se qeveria e re, do të jetë me legjitimitet të fortë, të mbështetur tek vota e qytetarëve, do të jetë patjetër një negociatore shumë efiçente në raport me Serbinë, ku edhe në planin ndërkombëtar disa gjëra kanë ndryshuar. Duket se administrate e re që po vjen, të paktën në çështjen kryesore për të cilën u rrëzua Albin Kurti, reciprocitet apo joreciprocitet, që në fushatë ka dhënë shenjat e përafrimit me atë çka kërkon Albin Kurti. Bideni në letrën që dërgoi gjatë fushatës specifikon se do të rikthejmë politikën e administratës Trump të pabalancuar në raport me marrëdhëniet me Sebinë dhe Kosovën dhe do të rikthejmë ndershmërinë dhe barazinë në zhvillimin e këtyre bisedimeve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *