Coldwell Banker, një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e pasurive të paluajtshme, është tashmë edhe në Shqipëri.
Zyrat e Coldwell Banker ndodhen në Galerinë ETC në Tiranë, për të ofruar shërbimin e ndërmjetësimit në blerjen, shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme.
E themeluar në vitin 1906, Coldwell Banker operon në 45 vende të botës dhe tashmë, Shqipëria i shtohet listës si një vend me potencial të madh për t’u zbuluar.
“Sot jemi shumë krenarë që jemi këtu për të inaguruar hapjen e zyrës tonë në Shqipëri, në Tiranë. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne sepse kemi pranuar thuajse një vit më parë për të ardhur këtu dhe për të zbuluar këtë territor. Objektivi është për të krijuar edhe këtu një rrjet që do të jetë si pikë referimesh për të gjithë investitorët që duan të zbulojnë vendin këtu, por edhe për vendasit që duan të blejnë një shtëpi. Jam shumë i surprizuar nga vendi. Kam gjetur një vend shumë interesant, me njerëz të bukur, me vende të buklura,. Me male, det. Nuk e prisja. Me siguri do të jetë një vend protagonist në vitet e ardhshme, qoftë për turizmin, por edhe për zhvillimet në tregun imobiliar. Në Shqipëri shoh kantiere të reja, vende të reja pune. Do të jetë një aventurë e bukur këtu”, tha Roberto Gigio, President i “Coldwell Banker”, Itali.
“Për mua Shqipëria nuk është e re. E kam nisur aventurën e parë 8 vite më parë këtu, ndërsa sot rikthehem me një brand shumë të rëndësishëm. Sot objektivi është për të prezantuar bukurinë që gjejmë në Shqipëri në Itali, por jo vetëm, edhe në të gjithë Evropën. Këtu ndihem si në shtëpi. Kemi gjetur një moment të jashtëzakonshëm, këtu ka një ofertë të jashtëzakonshme. Puna në sektorin imobiliar së pari lidhet me produktin dhe me cilësinë e produktit. Sot kemi produktin më të mirë që mund të prezantojmë. Arkitektët më të mirë të botës po vijnë në Shqipëri për projekte të reja”, u shpreh Rino Moscariello, Këshilltar Bordi, “Coldwell Banker”, Itali.
Coldwell Banker është një nga markat më të njohura dhe me histori të gjatë në industrinë e pasurive të paluajtshme, me prani ndërkombëtare dhe reputacion për profesionalizëm, teknologji moderne dhe rrjet të gjerë ndërmjetësuesish të licecuar.
/vizionplus.tv