Subscribe

Shqipëria, vendi ballkanik me shumice myslimane qe e do Amerikën, mund te japë leksione te rëndësishme per kete vend dhe te riktheje besimin per te ardhmen. Ky është thelbi i nje artikulli te shkruar nga nje gazetare amerikane e çështjeve ndërkombëtare, publikuar nga CNN.

“Në këto kohë të dëshpëruara, kur terroristët islamikë vrasin fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre të dielën e Pashkëve në Lahore, në Pakistan; kur një kandidat amerikan për president kërkon të ndalë muslimanët që hyjnë në Amerikë; kur terroristët në Bruksel kanë vrarë me dhjetëra vetë; kur mundësia e bashkëjetesës fetare duket e pamundur, ekziston një vend që mund të rikthejë besimin tek e ardhmja: Mirësevini në Shqipëri!

Vendi qe i perket nje rajoni, i cili shpesh është sinonim i trazirave politike, shihet si nje model i bashkëjetesës fetare.

“Shqiptaret janë krenare per tolerancën dhe bashkëjetesën e tyre. Eshte e vertete qe ekstremizmi nuk eshte plotësisht diçka e huaj, pasi disa shqiptare i jane bashkuar ISIS, por ekstremizmi eshte me i rralle ketu sesa ne Lindjen e Mesme apo Europen perëndimore. Islami qe praktikohet ne Shqiperi përputhet me lehtësisht me ate ne SHBA”.

Nese i pyet shqiptaret se ç’mendojne per Amerikën, merr thuajse te njëjtat përgjigje: Admirim, respekt dhe mirënjohje.

“Marrëdhëniet e ngushta me Shqipërinë, nuk e kanë penguar Amerikën të flasë hapur për problemet e këtij vendi, përfshirë edhe korrupsionin e thellë. Por qëndrimi koherent i amerikanëve, që jo vetëm kanë folur, por edhe kanë vepruar, i ka dhënë autoritetin e duhur moral mes njerëzve.”

Po keshtu zhvillimet politike ne SHBA ndiqen me interes nga shqiptaret, thekson artikulli i CNN.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *