E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çmimi tavan për naftën ruse/ BE vendos: 60 dollarë për fuçi

Vendet anëtare të bashkimit europian  ranë dakord për të vendosur një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse të transportuara nga deti.

 

Lajmin e bëri të ditur sekretarja amerikane e Thesarit, e cila tha se kufizimi u miratua menjëherë nga aleatët perëndimor pas shumë muajsh diskutimesh.

 

Reklamë

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanw  theksuar se Vendosja e kufizimit të ri për çmimin e naftës ruse do të godasë direkt Rusinë

 

Nisma për kufirin e çmimit të naftës ruse u kërkua në shtator nga vendet e G7,por  BE e miratoi kufirin e çmimit pasi unioni arriti të bindte Poloninë për ta mbështetur.

 

Polonia e votoi vendosjen e kufirit për naftën ruse, pasi mori garancinë se ky çmim do të mbahej në një vlerë 5% më ulët se norma e tregut.

 

Ishte raportuar se BE synonte ta vendoste kufirin në 65-70 Dollarë për fuçi, por ishin Polonia, Lituania dhe Estonia që refuzuan me argumentimin se çmim ishte i lartë. Vendimi i jep fund negociatave të ashpra disaditore mes përfaqësuesve të bllokut. Çmimi tavan pritet të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë