Dy ekonomistët, Oliver Hart nga universiteti i Harvardit dhe Bengt Holmstrom nga instituti i Masacusets per teknologji janë dy fituesit e çmimit “Nobel” në ekonomi me studimin e tyre mbi “teorinë e kontratave”. Akademia e Nobelit vlerësoi kontributin e dy kërkuesve për aktmarrëveshjet afatshkurtra dhe afatgjata, në një kohë kur kontrata qëndron në thelbin e shoqërisë sonë. Puna kërkimore e nobelistëve bazohet në analizat e aktmarrëveshjeve, përpilimin e tyre e bazuar në raportin performancë-pagesë si për drejtuesit ekzekutive ashtu dhe për punonjësit. Sipas dy studiuesve për të përfituar eficencën maksimale, kontratat duhet të hartohen përmes një vendimmarrje të përbashkët mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Gjithashtu dy ekonomistët kanë dhënë kontributin e tyre në procesin e kontraktimit të kompanive private për punët publike, hartimin e politikave, duke filluar që ka falimenti deri te strategjia e përpilimit te masave kushtetuese. Ekonomistet Hart e Holmstrom do të përfitojnë një shumë prej afro 1 milion dollarë. Më herët Akademia suedeze ka ndarë Nobelin ne fizike mbi format e çuditshme te materieve, atë në kimi për makinat molekulare, dhe atë në mjekësi për rigjenerimin e qelizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *