E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çmimi Modelja e Vitit 2018, 17 vjeçarja mposht Bella Hadid

Ilustrim · Vizion Plus

Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.

 

Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

 

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për çmimin prestigjioz.

 

Kjo është një arritje e pabesueshme për adoleshenten që filloi modelimin shtatorin e kaluar, vetëm 4 ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh